Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjici konfirmon sërish Milinkoviçin, të paktën deri në janar

Mladen Milinkoviç qëndron në stolin e Kukësit, të paktën deri në janar. Është ky verdikti i Presidentit Safet Gjici pas një takimi me trajnerin serb. 49-vjeçari reziston edhe pas humbjes turpëruese me Lushnjën, një sinjal i fortë ky nga ana e Presidentit, edhe në drejtim të skuadrës, me të cilën pati një mbledhje me tone të larta menjëherë pas ndeshjes në ‘Zeqir Ymeri’, takim ku nuk morën pjesë Milinkoviç dhe pjesa tjetër e stafit teknik.

Trajneri është takuar me Presidentin disa orë më pas, kohë që ka shërbyer ndoshta për të kthjelluar paksa dhe idetë, pas disfatës tronditëse me skuadrën e fundit të tabelës. 90 minuta kokë më kokë, ku trajneri ka dhënë llogari përballë Presidentit, që në fund ka vendosur ta mbajë në stol Milinkoviçin, edhe pse trajneri dukej me valixhet në dorë.

Ndoshta ka qenë mungesa e një alternative që të bindë Gjicin për rolin e trashëgimtarit të Milinkoviç në stol, ajo që ka ndikuar në vendimin e Presidentit, por tanimë vendimi është marrë dhe për lojtarët është një shenjë e qartë se duhet të ndjekin trajnerin, edhe pse zërat për marrëdhënie problematike brenda Kukësit nuk është se kanë munguar.

Tashmë futbollistëve ju duhet të tregojnë vlerat e tyre në fushën e lojës, pasi janari është pranë dhe me afrimin e merkatos, tanimë nuk rrezikon vetëm trajneri Milinkoviç.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...