Kategoria Superiore

Gjici dhe Halili, në Antalia për miqësoren me Fenerbahçen

Presidenti Safet Gjici dhe menaxheri Naim Halili do të udhëtojnë drejt Antalias për të vizituar ekipin Kukësit që prej më shumë se 7 ditësh vazhdon përgatitjet në Antalia të Turqisë, për fazën përgatitore dimërore. Dy drejtuesit e klubit verilindor do të jenë të pranishëm në stadium për të ndjekur miqësoren e luksit që do të luajë Kukësi me datë 13 janar, në orën 21:00, përballë skuadrës së Fenerbahçes, në “Gloria Sports Arena”. Ndërkohë grupi i futbollistëve i drejtuar nga Peter Pacult ka zhvilluar një seancë stërvitore shkrydhëse paraditen e sotme, pas miqësores së dytë të fituar ndaj Bursasporit. Përgatitijet do të vijojnë pasdite, pasi skuadra do të vijojë të marrë ngakesë fizike, për ta ulur më pas ritmin vetëm pak ditë para rinisjes së kampionatit.

To Top