Kategoria Superiore

Gjeorgjiani Irakli Dzaria nënshkruan për një vit e gjysmë me Kukësin

Ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Antalia për t’u bashkuar me lojtarët e tjerë të Kukësit mesfushori gjeorgjian, Irakli Dzaria. Ky futbollist, i cili ka qenë pjesë e kombëtares së vendit të tij, ka nënshkruar me klubin verilindor një kontratë për një sezon e gjysmë. 29-vjeçari është prezantuar sot nga drejtori sportive Nderim Nexhipi dhe shefi i klubit kukësian Jonuz Hallaci.

To Top