Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjak i ri në stol, spikasin Mezani, Dalipi e Ahmataj

3 nga 10 skuadrat e Superiores po mbyllin sezonin me trajnerë të rinj, emra të cilët për herë të parë po provojnë emocionet dhe presionin që të dhuron gara në elitën e futbollit shqiptar. Gentjan Mezani, Klevis Dalipi dhe Julian Ahmataj janë 3 emrat e trajnerëve të plejadës së ardhshme. Për shumë vite pritet t’i shohim në Superiore teksa debutimin e kanë bërë gjatë këtij edicioni në momente kritike për skuadrat e tyre.I marim me radhë.

Gentjan Mezani mori drejtimin e Laçit në javën e 4 në sfidën ndaj Vllaznisë. Kurbinasit që vinin nga dy humbje radhazi dhe dorëheqja e Stavri Nicës reaguan në mënyrë perfekte duke marë fitoren. 31 javë ka nën drejtimin e Laçit trajneri vlonjat, me të cilët ka regjistruar 13 fitore, 8 barazime dhe 10 humbje. Mesatarja e pikëve për ndeshje është 1.4, duke e kthyer Laçin nga një skuadër që synonte mbijetesën, në një formacion që lufton për Europën. Për më tepër që bardhezinjtë e Mezanit janë edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Klevis Dalipi konsiderohet si njeriu i shtëpisë tek Partizani, megjithatë në javën e 24 mori komandën e ekipit pas largimit të Sulejman Starovës. Në shtëpi partizani i Dalipit hakmeret me një fitore 3-0 ndaj Luftëtarit, në takimin që elbasanasi mori kënaqësinë e debutimit si trajner i parë. 42- vjeçari ka drejtuar Partizanin në 11 ndeshje me të cilin ka arritur 5 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje. 18 pikë të grumbulluara me një mesatare 1.6 pikë për ndeshje. Të kuqtë nga zona e rënies janë në garë për një vend në Europë.

Julian Ahmataj ka bërë për vete ambientin në Superiore, pasi ka shndërruar Kamzën nga një skuadër agresive dhe të fortë fizikisht, në një formacion elastik duke ruajtur karakteristikat e ish-trajnerit Ramadan Ndreu. Debutimi i 39-vjeçarit erdhi në javën e 29-të në një transfertë të vështirë, ndaj Skënderbeut. Pavarësisht humbjes skuadra reagoi me lojë, që u shoqërua më pas me rezultate pozitive. Në 6 ndeshje Kamza ka marrë 2 fitore, 3 barazime dhe humbjen e vetme të pësuar në debutim ndaj kampionëve të rinj të vendit. 9 pikë të grumbulluara nga Kamza me mesatare 1.5 për ndeshje. Rezultate që sjellin më pranë Kamzën me mbijetesën e cila disa javë më parë dukej si një mision i pamundur.

Starti karrierës për të Mezanin, Dalipin dhe Ahmatajn është premtues, me Kategorinë Superiore që duket se ka përfituar emrat e duhur të së ardhmes në fushën e trajningut.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...