Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Giuly elozhe Mbappe-së: Në moshën e tij, as Messi nuk ishte kaq profesional

Kylian Mbappe nuk ka mbushur akoma 19 vjeç dhe është duke dhuruar paraqitje të shkëlqyera. Pas shpërthimit sezonin e kaluar te Monako, këtë verë francezi iu bashkua Parisit dhe ndonse po luan krah yjeve si Neymar e Cavani, është pikërisht Mbappe që po bën për vete të gjithë tifozët me paraqitet e tij mbresëlënëse. Ludovic Giuly, ish futbollist i Monakos, Barcelonës dhe Romës, ka folur me superlativa për patriotin e tij, duke e cilësuar si një lojtar i destinuar për t’u bërë nga më të mirët në botë.

“Edhe Messi ka debutuar në ekipin e parë kur ishte 17 vjeçar, por mund t’ju them me bindje se Mbappe është duke u paraqitur shumë më mirë profesionalisht, se argjentinasi kur kishte të njëjtën moshë. Kylian është një djalosh i qetë, që punon kokë-ulur dhe jam i bindur se e pret një e ardhme e shkëlqyer”, deklaroi Giuly.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...