Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ghoulam i pafat, tjetër operacion dhe 12 muaj jashtë

NAPLES, ITALY - NOVEMBER 01: Coach of SSC Napoli Maurizio Sarri and injured player Faouzi Ghoulam during the UEFA Champions League group F match between SSC Napoli and Manchester City at Stadio San Paolo on November 1, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Mbrojtësi algjerian i Napolit, Faouzi Ghoulam mund të konsiderohet vërtetë një nga futbollistët më të pafat. Anësori që e nisi këtë sezon në superformë, duke u shndërruar në protagonist te Napoli, pësoi një dëmtim në sfidën ndaj Manchester Cityt, për Champions, që e mbajti larg për disa muaj.

Kur dukej se çdo gjë kishte kaluar dhe Ghoulam po punonte me grupin, mbrojtësi ka ndjerë një shqetësim në gjurin e djathtë dhe menjëherë ka udhëtuar për në Romë, te mjeku që ndiqte dëmtimin.

Vizitat kanë konfirmuar një dëmtim të rëndë dhe Ghoulam iu nënshtrua menjëherë një tjetër operacioni, që pritet ta mbajë larg rreth 12 muaj, referuar rasteve të ngjashme.

Mbrojtësi i majtë algjerian kishte tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, ndërsa holandezi Mertens, e quajti ‘blerjen’ më të mirë për Napolin, për pjesën e mbetur të sezonit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...