Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gentjan Selmani e mbyll vitin me ‘pritjen’ më të bukur të 2017-ës

Portieri 19-vjeçar i Laçit dhe Kombëtares Shpresa është një kampion i vërtetë edhe jashtë fushës së blertë. Paraqitjet e tij sezon pas sezoni e kanë konfirmuar një nga portierët më të mirë të futbollit shqiptar dhe për këtë ai është shpërblyer me vendin fiks në formacionin e kombëtares së 21-vjeçarëve, por Selmani nuk dëshiron të ndalet me kaq, sepse imazhin e tij ai e shfrytëzon për të dhënë edhe një mesazh human, që synon sensibilizimin e të gjithë botës së futbollit.

Me rastin e festave të fundvitit, portieri kurbinas ka ndërmarrë një iniciativë të veçantë, duke hequr dorezat dhe veshur kapuçin e babagjyshit, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë. Një gjest bamirësie për fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” dhe qendrës së zhvillimit “Pëllumbat”, të cilëve Gentjani, me iniciativën personale, u bëri nga një dhuratë, duke dhënë një mesazh të qartë.

“Ndihem shumë i emocionuar, por njëkohësisht edhe shumë i lumtur, që arrita sadopak, me kontributin tim, t’i gëzoj këta fëmijë, në këto ditë festash. Dua të jap një mesazh, që të gjithë ata që kanë mundësi, të kontribuojnë sadopak, për të gëzuar këta fëmijë”, u shpreh portieri 19-vjeçar.

Mbi 50 fëmijë të braktisur nga fati por jo nga shoqëria dhe bota e futbollit, Gentjani është një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë. Drejtoresha e qendrës “Zyber Hallulli” vlerëson iniciativën e 19-vjeçarit dhe shton se shembuj të tillë i ndihmojnë këta fëmijë të bëhen të suksesshëm në jetë.

Të gjithë të bashkuar mund të bëjnë më shumë për këtë komunitet dhe Selmani nuk di të flasë me fjalë. Ashtu si në fushën e lojës, ai përgjigjet vetëm vepra. Kampion nuk lind, bëhesh dhe më shumë se kushdo, i riu i portës së shpresave e di shumë mirë se shtrirja e dorës është dhurata më e bukur që mund t’u bënte fëmijëve në nevojë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...