Kategoria Superiore

Gentian Selmani: Shpresonim te fitorja, por edhe një pikë na kënaq

Nuk ka patur shumë punë në këtë ndeshje ta radhës përballë Partizanit, por në momentin që duhej ndihma e tij, u tregua në lartësinë e detyrës. Gentian Selmani nuk ka pësuar gol nga të kuqtë në këtë sezon, megjithatë në këtë fazë të tretë është I kënaqur edhe me një pikë.

Ishte ndeshje e luftuar dhe terreni s’të jepte mundësi për të dhënë më të mirën. Edhe më një pikë jemi të kënaqur edde pse do të donim tre. Do të stërvitemi që ndeshje pas ndeshjeje të marrim tre pikët. Kemi lënë pikë me disa ekipe që janë poshtë nesh.

To Top