Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Gavazaj: Ta mbyllim me fitore në Europë, titulli çështje kohe

Në sezonin historik në arenën ndërkombëtare, nga kalimi i katër tureve deri te 5 pikët e grumbulluara në grupet e Europa League, te Skënderbeu synojnë ta mbyllin në mënyrën më të mirë këtë edicion. Në sfidën e fundit përballë Young Boys objektivi është rezultati pozitiv, me Enis Gavazajn që synon të përfundojë misionin e nisur më 28 Shtator në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e parë ndaj zviceranëve.

Ishte një ndeshje e nisur mirë nga unë dhe skuadra. Tentuam të fitonim, por nuk ia arritëm. Në atë ndeshje edhe u dëmtova, duke kaluar një periudhë të vështirë dhe qëndrova për më tepër se një muaj jashtë fushave. Besoj që tani jam rikuperuar plotësisht dhe do ta ndihmoj ekipin të arrijë rezultat pozitiv në Bernë. Skënderbeu kudo ku luan hyn në fushë për fitore.

Ajo në Bernë mund të ishte një finale për të vazhduar rrugëtimin. Pavarësisht zhgënjimit për eliminimin e parakohëshëm, djaloshi nga Prizreni fikson objektiva për sezonin e ardhshëm. Edhe pse është një prej “xhevahirëve” më të kërkuar në merkato, Gavazaj mendon ende si lojtar i Skënderbeut.

Pa dyshim që është zhgënjyes fakti që nuk mund të luajmë për kualifikimin në ndeshjen e fundit, por ne do të tentojmë me të gjitha forcat të fitojmë ndeshjen e fundit dhe të synojmë që vitin tjetër të arrijmë diçka më tepër. Qëndrimi te Skënderbeu? Për aq kohë sa kam kontratë me ekipin mendoj vetëm për Skënderbeun, pastaj çfarë do të ndodhë më pas nuk e di. Për momentin po mendoj vetëm për paraqitje sa më të mira me ekipin.

Sulmuesi beson se shumë shpejt korçarët do të mbyllin garën për titull, ndërsa evidenton arsyet e dominimit të Skënderbeut në këtë kampionat.

Nuk e kemi vrarë kampionatin, por thjesht jemi më të mirë se të tjerët. Shumë spejt besoj se do të mbyllet edhe gara në kampionat. Kemi një grup shumë cilësor me dy apo tre futbollistë në çdo pozicion. Besoj që kjo e ka mbajtur ekipin në nivele të larta dhe na ka ndihmuar të kemi rezultate shumë të mira.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...