Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gavazaj: Sezon mjaft i mirë, e ardhmja vendoset për dy javë

Enis Gavazaj ishte një nga protagonistët e Skënderbeut këtë sezon, pasi krahas kontributit te skuadra korçare, arriti të meritojë edhe ftesën nga Panucci, për të përfaqësuar kombëtaren shqiptare.

Sulmuesi prizrenas ka dhënë një kontribut të jashtë zakonshëm për këtë titull të korçarëve, ndërsa pranoi për Supersport se po punon për t’u transferuar jashtë Shqipërisë.

Një sezon i mirë, i shoqëruar me thirrjen në Kombëtare….
Po e vërtetë. Jemi shumë të lumtur për këtë titull të fituar, pasi e merituam totalisht. Edhe në aspektin personal kam qenë i kënaqur për atë që kam dhënë dhe për më tepër, për thirrjen në përfaqësuese.

Keni bërë histori edhe në Europa League…
Kemi bërë eliminatore mjaft të mira dhe më pas në grupe, ku për fat të keq unë personalisht pësova edhe një dëmtim, por u riktheva shpejt për të ndihmuar skuadrën në kampionat. Mendoj se kemi qenë një grup fantastik, që meriton gjithçka për atë që ka dhënë në fushë.

Kemi ndonjë të re për sa i përket të ardhmes tuaj?
Po punojmë për një transferim jashtë Shqipërisë, që është edhe synimi im. Besoj se brenda dy javëve do të kemi të reja, pasi do të konkretizojmë diçka.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...