Europa League

Gattuso merr përgjegjësitë: Humbja për fajin tim

Milani ka mbyllur me humbje fazën e grupeve të Europa Leagues, ndonëse e kishte siguruar kualifikimin. Kuqezinjtë u mposhtën 2-0 nga Rijeka, në Kroaci, ndërsa trajneri Gattuso nuk ia doli të marrë fitoren e parë në krye të Milanit. Gjithsesi, ai mori përgjegjësitë e humbjes në këtë sfidë, ndërsa pranoi se skuadra është shumë e brishtë.

“Fajin për këtë humbje e kam unë. Aktivizova futbollistët që kanë luajtur më pak, për t’iu dhënë minuta, por jemi shumë të brishtë. Në momentin e parë që goditemi, na mungon forca e reagimit”, tha Gattuso.

Trajneri i Milanit theksoi se skuadra duhet të punojë shumë për t’u përmirësuar, pasi këto paraqitje nuk i shkojnë për shtat bluzës së Milanit.

To Top