Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gattuso: Fitore mentaliteti dhe sakrifice

Genaro Gattuso debutoi me fitore në takimin e tij të parë si trajner, në stadiumin ‘San Siro’, ku ka triumfuar shumë herë edhe si futbollist. Milani mposhti Bolognën me rezultatin 2-1, në një takim ku deçiziv ishte Bonaventura me 2 golat e tij.

“Bonaventura është një nga mesfushorët më të mirë dhe mund të luaj për çdo lloj skuadre. Ai është i aftë të luajë në disa pozicione të fushës dhe mbi të gjitha, të nxjerrë skuadrën nga momentet e vështira. Edhe sot e tregoi veten me 2 gola mjaft të rëndësishëm”, tha trajneri i Milanit.

Gattuso vlerësoi triumfin ndaj Bolognës si fitore të sakrificës, ndërsa bëri thirrje për përqendrim dhe punë, për të vijuar në këtë rrugë.

“Kjo ishte një fitore e mentalitetit dhe sakrificës. Sigurisht që vuajtëm, por kishim nevojë për një fitore të tillë. Duhet të përmirësohemi akoma, sidomos në prapavijë, ku shpesh gjendemi të papërgatitur, por e rëndësishme është që të vijojmë në këtë rrugë, me të tjera fitore”, u shpreh Genaro Gattuso.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...