Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Gattuso: Duhet më shumë grintë, nuk e kam menduar dorëheqjen

Pas figurës së shëmtuar që bëri në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Veronës, Milani rikthehet në fushë këtë të shtunë për të ndërruar faqe. Ndaj Atalantës nuk do të jetë aspak e thjeshtë dhe këtë e di mirë trajneri Genaro Gattuso i cili në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide ka ngritur zërin.” Kjo skuadër ka nevojë për më shumë helm, në sensin që të gjithë duhet të japin më shumë dhe të tregojnë grintën e tyre në fushë. Nuk e kam menduar kurrë dorëheqjen ndërsa grumbullimi në Milanello gjatë këtyre ditëve besoj se na ka bërë mirë. Bonucci? Merr gjithmonë përgjegjësitë, ai është një shembull. Atalanta? Është një skuadër e fortë nuk të lejon asnjë centimetër hapësirë, do të jetë një ndeshje e vështirë për ne”, deklaroi Genaro Gattuso.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...