Shorti i Europa League-s i rezervoi Atalantës një nga kundërshtaret më të forta të mundshme në këtë fazë, Borussian e Dortmundit. Mirëpo trajneri Gian Piero Gasperini e me merr me shumë sportivitet këtë përplasje. Në faqen zyrtare të skuadrës në Facebook, ai deklaron:
“Do të thosha është shumë short i mirë, sepse na ra skuadra më e fortë. Do të jenë dy ndeshje ku do të matim forcat me më të fortët. Nuk kemi asgjë për të humbur.”
Përplasja e dyfishtë me verdhezinjtë do të jetë një eksperiencë e bukur edhe për portierin Etrit Berisha, që i ka provuar emocionet e ndeshjeve europiane edhe kur ishte pjesë e Lazios.
https://www.facebook.com/atalantabc/videos/2045670728791297/