Formula 1

Garë spektakolare në Azerbajxhan, triumfon Hamilton

Lewis Hamilton fiton në mënyrë të pabesueshme Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, duke i dhuruar njëkohësisht suksesin e parë sezonal Mercedesit. Kampioni në fuqi i botës triumfoi në fund të një gare vërtet të çmendur edhe pse nuk ishte asnjëherë në kryesim. Gara në Baku u kushtëzua nga përplasja e dy makinave Red Bull, me Ricciardon që goditi nga mbrapa Verstappen, pak xhiro para fundit duke bërë që në pistë të hynte makina e sigurisë dhe të ndryshonte të gjithë skenarin e garës. Pas aksidentit të dy makinave Red Bull erdhi e tërheqja e Bottas që ishte vërtetë i pafat duke mbyllur përpara kohe garën edhe pse ishte në kryesim. Një gabim në fund i kushtoi podiumin gjermanit Sebastian Vettel por edhe kreun në klasifikimin e përgjithshëm me Raikkonen e Sergio Perez që përfituan duke u ngjitur në pod dhe duke u renditur pas Hamilton.

To Top