Kombetare

Gara për talentet, Diellor Beseni merr ftesë nga U-17 e Shqipërisë

Një nga talentet e futbollit kosovar, që vjen nga shkolla e Lirisë së Prizrenit, Diellor Beseni, do të jetë pjesë e Kombëtares Shqiptare U-17, që drejtohet nga Dzemal Mustedanagic.

Beseni, ishte grumbulluar në muajin shkurt për disa ditë në kampin e mbajtur në “Tropikal”, ku ka bindur me cilësitë e tij drejtuesit e FSHF-së, përkatësisht përzgjedhësin e U-17, Mustedanagic.

Ai është ftuar që nga data 12 deri më 25 prill të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar në San Marino, me U-17 të Kombëtares Shqiptare.

“Jam i lumtur për ftesën.Shpresoj të arsyetoj besimin e dhënë”, – është shprehur për këtë arritje në lumtur Diellor Beseni.

To Top