Serie A

Gagliardini: Përulësia dhe Spalletti, sekretet e këtij Interi

Po afron derbi i Italisë Juve-Inter, një supersfidë që mund t’u japë ziklatërve rolin e favoritëve për titullin kampion.

“Do të një ndeshje shumë e vështirë, ku kërkohet përqendrim maksimal dhe angazhim i jashtëzakonshëm fizik,” – shprehet Antonio Candreva, ndërsa për Roberto Gagliardinin, mbetet një takim thelbësor për renditjen. “Situata në klasifikimin e përgjithshëm është i tillë që i jep shumë rëndësi kësaj përplasjeje. Duhet të japim më të mirën nga ana jonë për të marrë maksimumin.”

Por çka ka ndryshuar te ky Interi i sotëm? “Sekreti i këtij Interi është vetëm punë, dëshira për të punuar me përulësi. Jemi të gjithë titullarë. Sigurisht që edhe trajner Spalletti ka ndikimin e tij të madh,” – shtoi Gagliardini. Përsa i përket faktit që Interi nuk merr pjesë në kompeticionet europiane, mesfushori italian tha se nuk e sheh si avantazh, përkundrazi skuadrat e mëdha gjithmonë duan të jenë pjesëmarrësve në këto nivele të larta.

To Top