Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Futbolli në shkolla, Bogdani: Fëmijë, mësoni dhe praktikoni sportin

Masivizimi i futbollit dhe përhapja e këtij sporti te fëmijët është shndërruar në prioritetin e FSHF-së. Përpara nisjes zyrtare të projektit “Grow”, që parashikon përfshirjen e orës së futbollit në shkolla, përfaqësues të federatës ishin të pranishëm në shkollën 9-vjeçare “1 Maji” në Tiranë.

Në aktivitetin promovues ishte edhe ish-bomberi i Kombëtares shqiptare dhe tashmë trajner i përfaqësueses së 19-vjeçarëve, Erjon Bogdani, që transmetoi mesazhe të rëndësishme për fëmijët.

Në moshën tuaj, dy gjëra kisha kryesore: shkollën në radhë të parë dhe më pas sporti, në veçanti futbolli. Shkolla ju mëson shumë gjëra, ndërsa futbolli ju largon nga rruga. Jepini përparësi shkollës dhe pastaj sportit. Duke qenë se kam luajtur futboll, ju kërkoj t’i jepni pasion, sepse kështu mund të luani me ekipe shumë të mira dhe të bëni karrierën që kam arritur unë.

Aktiviteti u shoqërua me një ndeshje mes ekipeve të ndryshme të klasave të shkollës, në të cilin u përfshinë edhe vajzat. Pas rakordimit të projekteve të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-s me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, shumë shpejt futbolli do të jetë një lëndë mësimore në shkolla të ndryshme të vendit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...