Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Derbi i Shqipërisë në Kupë, Tirana për “hakmarrje” ndaj Vllaznisë

Kupa e Shqipërisë kthen futbollin e madh, me duelin ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë, që për të parin vit në histori i mungoi kampionatit elitar. “Klasikja” ndërmjet dy prej emrave më të mëdhenj në vend është padyshim sfida më interesante e turit të 1/8-ave, ku në lojë janë jo vetëm objektivat sezonalë të skuadrave, por edhe krenaria.Prej fillimit të sezonit te Tirana ambiciet janë të qarta, rikthimi i menjëhershëm në Superiore dhe fitimi i Kupës, si rruga e vetme për të luajtur sërish në Europë. Një mënyrë për ta mbyllur edicionin me trofe dhe mbi të gjitha që të sigurohen të ardhura për arkat e klubit, por edhe të promovohen lojtarët me synimin e të tjera shitjeve të rëndësishme pas atyre të Merveile e Akuah.

Përballja me Vllazninë ka qenë gjithmonë e veçantë për bardheblutë. Megjithatë “hakmarrja” për finalen e luajtur gjatë kampionatit të kaluar, ku në Loro Boriçi shkodranët siguruan mbijetesën, shihet si një tjetër arsye që Tirana të kërkojë triumfin.Rrotacioni që Ze Maria përdori në kampionat gjatë fundjavës së kaluar është tregues se gjatë gjithë këtyre ditëve përqendrimi ka qenë të sfida e Kupës. Në anën tjetër Vllaznia paraqitet më e qetë, pas dy fitoreve radhazi në kampionat.

Ecuria pozitive e skuadrës së Gjokës në kampionat i shërben mbi të gjitha kësaj ndeshje, me kuqeblutë që do të luajnë për të ecur sa më larg dhe të largojnë nga rruga një rival direkt. Një “Klasike” e vërtetë për skuadrat dhe tifozët, ata që janë më të ndjeshmit në duele të këtyre përmasave. Takimi është këtë të mërkurë, ora 18:00 në Selman Stërmasi dhe do të transmetohet live në Supersport 3. Spektakli, i garantuar!

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...