Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fustar, Tskhadadze, Malaj e Mustafa ne axhenden e Kamzes

Kamza nuk ndalet, në klubin e ngjitur këtë vit në Kategorinë Superiore nuk ka kohë për pushime, pasi drejtuesit dhe stafi teknik me në krye trajnerin Ramadan Ndreu janë duke kompletuar skuadrën me synimin për të patur një Kamëz kompetitive që të mos jetë kalimtare në elitën e futbollit shqiptar. Pas afrimeve të Arrabal, Zefit, Halilajt, Idrizajt e Masato Fukuit te Kamza janë duke vijuar bisedimet intensive me disa elementë cilësorë që do të pasuronin organikën në dispozicion të trajnerit Ndreu. Për sa i përket sulmit objektivi kryesor është Sebino Plaku me të cilin besohet se klubi ka arritur tashmë akordin që pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, megjithatë për të njëjtin pozicion te Kamza janë ndërkohë në bisedime edhe me  Bachana Tskhadadze, qendërsulmuesi i Kombëtares Gjeorgjiane është një emër i njohur për opinionin shqiptar pasi ka luajtur më parë gjatë pjesës së parë të sezonit 2015-2016 me Flamurtarin ku në 11 ndeshje shënoi 4 gola në kampionat.

Profili i tij është në fakt pikërisht ai që synojnë drejtuesit e Kamzës që janë duke përforcuar grupin me elementë që e njohin kampionatin shqiptar dhe në këtë mënyrë do të mund të integrohen sa më shpejt te Kamza. Një tjetër ish futbollist i Flamurtarit me të cilin Kamza është shumë pranë akordit është qendërmbrojtësi kroat Ivan Fustar ndërsa për sa i përket mesfushës janë piketuar Argjend Malaj si dhe ish futbollisti i Partizanit dhe Tiranës Argjend Mustafa. Shumë emra në axhendën e merkatos së Kamzës që në këto ditë të nxehta vere po konfirmohet si klubi më aktiv në merkato.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...