Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fushaj:Dua të riblej Vllazninë, në 3 vite e çoj në nivelin e Skënderbeut

Rishfaqet Valter Fushaj. Ish presidenti i Vllaznisë në një intervistë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport përpara ndeshjes ndaj Kamzës ka konfirmuar dëshirën e tij për të blerë mazhorancën e aksioneve të klubit kuqeblu që është nxjerrë në shitje nga Bashkia e Shkodrës.

“ Unë mendoj që në momentin që dhashë dorëheqjen për arsye financiare, ka pasur një vakum të madh për sa i përket presidentit. Bashkia po përgatit letrat për ta nxjerrë në shitje. Unë jam i interesuar për ta blerë klubin. Në këtë gjendje që është, klubi shitet vetëm si emblemë. Interesi është për ta blerë ekipin qoftë 51 %, 60% ose 70 %”.

Dëshira e Fushajt për të riblerë Vllazninë është aq e madhe saqë ish presidenti nuk ka ndonjë kusht.

“Nuk kam ndonjë kusht të veçantë, do të kërkoj ta blej. Nga kontributet që kam dhënë, lashë një ekip në gjendje shumë të mirë me trofe dhe me pjesëmarrje në Europë. Unë do të marr pjesë në ankandin e shitjes, shpresoj të jetë ndonjë çmim i arsyeshëm.”

Fushaj ka bërë edhe një premtim të cilin dëshiron ta realizojë nëse merr drejtimin e Vllaznisë.

“Skënderbeu ka arritur shumë lartë dhe duhet ta vlerësojë çdo shqiptar. Besoj se për 2-3 vite e çoj në nivelin e Skënderbeu. Kur kam qenë unë president, turi i parë kalohet pa diskutim dhe besoj se një mësim ka marrë e Skënderbeu për këtë gjë. Tifozët e Shkodrës janë mbas derë. Tifozët e kanë treguar që e duan Vllazninë, por duan skuadër të mirë.”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...