Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fundjavë “e thatë” në Serinë A, 13 gola janë shënuar vetëm në 2010-2011 

Të shënosh nuk është një mision i thjeshtë, edhe pse lojtarët e kalibrit na e bëjnë të duket farë e lehtë. Por 13 gola në 10 ndeshje janë të vështirë për t’u shënuar, gjithsesi kjo ka ndodhur. Seria A duket se i kishte portat të blinduara këtë fundjavë, ku nga 10 ndeshje 5 prej tyre kanë përfunduar në rezultatin e bardhë 0-0, statistikë që nuk ishte shënuar që nga koha kur në fuqi hynë tri pikët për fitore.

Java e 32-të e Serisë A na konfirmon faktin e portave të blinduara, duke hyrë në historinë e këtij kampionati si dita më negative me 13 gola të shënuar gjithsej.  13 gola në një kampionat me 20 skuadra pjesëmarrëse është një statistikë që ka ndodhur edhe më parë në sezonin 2010-2011, por në javën e nëntë të kampionatit.

Nga të 13 rrjetat e realizuara, 4 prej tyre u shënuan në barazimin 2-2 mes Sassuolos e Beneventos, 3 të tjerë nga Juventusi ndaj Sampdorias , 2 nga Bolongna ndaj Veronës, 3 në takimin që përfundoi në shifrat 2-1 mes Cagliarit dhe Udineses dhe 1 tjetër në sfidën Genoa-Crotone. Gjithsesi, jo vetëm që është shënuar, pak por në 5 takime nga 10 nuk është shënuar fare. Në këtë mënyrë kjo fundjavë do të hyjë në historinë e Serisë A.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...