Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fundi i hidhur i Milinkovic, goditjen finale e mori nga krijesa e tij

E premtja e zezë e Milinkovicit. Humbja e kësaj të premteje rezultoi dhe fundi i trajnerit serb në krye të Kukësit, që ishte e vërtetë që prej kohësh lëkundej në stol, por goditjen e fundit, e mori pikërisht nga ajo skuadër që një sezon më parë u cilësua, si krijesa e tij, surpriza më e bukur e sezonit 2016/2017, teksa Luftëtari nën drejtimin e tij ju afrua Europës. Humbja 1-2 përpara publikut vendas ishte dhe ajo që i dha goditjen trajnerit 49- vjeçar, që në verë u prezantua me bujë të madhe te kampionët duke premtuar 3 trofe dhe mbi të gjitha një futboll dëfryes, të cilin e kishte shfaqur dhe te gjirokastritët. Por në mesin e sezonit Kukësi e gjeti veten, jo vetëm jashtë garës për titull kampion, por gjithashtu dhe me një humbje në Superkupë  me Tiranën, ndërkohë që stadiumi i Kukësit, nga një kështjellë që ishte vitin e kaluar, ku jo vetëm nuk fitonte askush por dolën të humbur dhe rivalët për titull u shndërrua në një kështjellë rëre me 4 humbje në 8 ndeshje të luajtura në shtëpi. Pikërisht ndeshjet brenda ishin dhe pika e dobët e ekipit të Milinkovicit, që nuk arriti të transmetonte te Kukësi filozofinë e tij. Në më shumë se një rast madje trajneri kishte paraprirë një dorëheqje të mundshme por këmbngulja e presidentit Gjici, e kishte mbajtur në stol. Gjithsesi humbja e fundit me Luftëtarin mbushi kupën, me Milinkovicin, që përballë krijesës së tij konsumoi darkën e fundit e të premtes së zezë duke i dhënë fund një aventure që në fillim të verës mendohej se do të sillte dritë në një tjetër sezon të kuksianëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...