Formula 1

Fund emocionues në Bahrein, Vettel triumfon sërish

Sebastian Vettel ka sigluar triumfin e dytë radhazi në po kaq gara sezonale, në Formula 1, duke i lëshuar zyrtarisht sfidën kampionit në fuqi, Lewis Hamilton.

Piloti gjerman i Ferrarit u nis i pari dhe arriti ta mbyllë para të gjithëve garën në Çmimin e Madh të Bahreinit, duke shkuar në kuotën e 50 pikëve të plota.

Një garë mjaft e vështirë kjo gjithsesi për Vettel, që pati probleme me gomën në xhirot e fundit dhe iu desh të mbrohej në mënyrë spektakolare ndaj Bottasit, që e sulmoi deri në fund.

Vetëm vendi i 3-të për pilotin tjetër të Mercedesit, Lewis Hamilton, që tani e shikon veten në kuotën e 33 pikëve, 17 më pak se gjermani i Ferrarit.

Një garë për t’u harruar ishte kjo për makinat Red Bull, që u tërhoqën në brenda xhiros së 5-të, ndërsa edhe finlandezi i Ferrarit, Kimi Raikkonen nuk rezistoi më shumë se 36 xhiro.

To Top