Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

FSHF zyrtarizon emërimin e Marco Cassettit ndihmës të Panuccit

Federata Shqipatre e Futbollit ka zyrtarizuar Marco Cassettin me detyrën e zëvendëstrajnerit të ekipit kombëtar të futbollit. Në komunikatë zyrtare shkruhet se: “Trajneri i përfaqësueses, mister Christian Panucci, ka zgjedhur të afrojë si ndihmës në stafin e tij, në vend të Paolo Rodolfi, pikërisht Marco Cassetti, i datëlindjes 29 maj 1977. Cassetti ka lindur në Brescia dhe ka qenë lojtar i ekipit kombëtar italian në periudhën 2005-2008. Gjatë karrierës së tij ai është aktivizuar me skuadra si Roma, Verona, Udinese, Lecce, apo edhe Uatford. Tashmë ai është përzgjedhur nga mister Panucci në pozicionin e ndihmëstrajnerit. Ndërkaq, Paolo Rodolfi, ndihmësi i deritanishëm i trajnerit, do të vazhdojë të jetë në stafin e skuadrës kombëtare si observator për skuadrën dhe vetë teknikun.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...