Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FSHF reagon ndaj akuzave të Olsi Ramës

Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një njoftimi për shtyp në faqen e saj online ka reaguar ndaj akuzave të drejtorit sportiv të Partizanit, Olsi Rama, për akuzat se vendimi i Komisionit të Disiplinës për dy futbollistët Trashi dhe Batha ka qenë tendencioz nga ana e këtij organi. Në njoftimin për shtyp të saj, FSHF ka theksuar se vendimet e Komisionit të Disiplinës janë të pavarura dhe njekohësisht të apelueshme dhe çdo klub ka të drejtë ta bëjë këtë.Në këtë kontekst edhe Vendimi i Komisionit të Disiplinës që u shpall ditën e Premte për skualifikimin e dy lojtarëve të Partizanit, nuk ishte vetëm për këtë klub, por dhe për klube tjera. FSHF i mirëkupton shqetësimet e Klubeve për objektivat sportive që kanë, por dhe Klubet duhet të kuptojnë që edhe fair-play është pjesë e lojës së futbollit.Njoftimi i Federatës shqiptare të futbollit mbyllet duke bërë të ditur se FSHF është e vendosur maksimalisht të rrisë bashkëpunimin me të gjitha klubet për të respektuar të gjitha rregullat e lojës së futbollit dhe akuzat mediatike dhe paragjykimet nuk i shërbejnë aspak komunikimit dhe përpjekjeve për një garë sportive të ndershme dhe cilësore.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...