Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Franca spektakolare, shkëlqejnë Portugalia e Belgjika

Spektakël dhe gola në arenat europiane në luftën për një biletë drejt Rusi 2018, me kualifikueset europiane të Botërorit që dhuruan emocione të forta. Holanda pësoi një tjetër dush të ftohtë në Saint Denis, aty ku Franca e mposhti 4-0. Fitore e merituar për gjelat dhe disfatë po kaq e merituar për Holandën që bëri shumë pak për të evituar turpin e radhës, Griezman kaloi në avantazh gjelat në pjesën e parë ndërsa në të dytën ishte mbrëmja e njerëzve të merkatos, Lemar nën ethet e tratativave mes Arsenalit, Liverpulit me Monaco shënoi një dygolësh, ndërsa Kilian Mbappe vetëm pak orë pasi u bë transferimi i dytë nmë i shtrenjtë në histori, shënoi golin e tij të parë me kombëtaren franceze duke vulosur rezultatin 4-0.

Gjithsesi shpresat e Holandës për të vijuar luftën u mbajtën gjallë nga Bullgaria që mposhti 3-2 Suedinë në Sofie duke ngushtuar në vetëm një pikë distancën me nordikët e vendit të dytë. në Vasil Levski Bullgaria kaloi dy herë në avantazh në pjesën e parë, fillimisht me Manolev dhe Konstandinov, por të dyja herët u kap nga Suedezët që barazuan herën e parë me Lustig dhe të dytën me Berg, por pas një pjese të parë të mbyllur në ekuilibër gjithcka u mbyll në të dytën nga goli i Ivailo Cochev 10 minuta para fundit.

Luksemburgu godet sërish duke treguar se ajo fitore në miqësore ndaj Shqipërisë pak muaj më parë nuk ishte aq rastësi, pasi në Josy Barthel mposhti 1-0 Bjellorsinë  me një gol të Da Mota duke i dhënë fund serisë prej 9 ndeshjesh pa fitore në takime zyrtare.

Pas takimeve të fundit në Grupin A kryeson Franca, ndërsa Holanda dhe Bullgaria në vendin e tretë dhe të katërt kanë një beteje decizive të dielën e ardhshme.

Në grupin B Zvicra klonsolidon kryesimin duke ruajtur rekordin perfekt pas 7 ndeshjesh me fitoren 3-0 ndaj modestëve të Andorrës. Njeriu i mbërmjes për helvetet padyshim Haris Seferovic, autori i një dygolëshi në minutën e 43 dhe të 63, ndërsa juventini Lichsteiner vulosi rezultatin falë të cilit Zvicra ruan distancën prej tre pikësh ndaj Portugalisë.

Kampionët e Europës e kishin një shëtitje ndaj Ishujve Faroe që u mposhtën 5-1 dhe rezultuan viktima perfekte p[ër rekordet e të opandalshmit Ronaldo, autor i një tregolëshi në mbrëmjen luzitane. Falë këtyre fina,lizimeve Ronaldo është kryegaolshënuesi i kualifikueseve me plot 14 gola të shënuar, kuotë falë të cilës barazon rekordin e një tjetër legjende të realit pedag mijativic, ndërkohë që me 78 gola  ngjitet në vendin e dytë të golashnëuesve të kombëtareve europiane të të gjitha kohërave, para tij është vetëm ferenc Pushkash. Golat e tejërë për portugalinë nga Carvalho dhe Oliveira.

Hungaria e vendit të tretë fitoi 3-1 ndaj Letonisë. Golat e shpejtë të Kadar dhe Szalai i dhanë fillimin e duhur të zotëve të shtëpisë në Budapest, balltikët tentuan të rihapin lojën me Freimanis në të 40 por kaq  nuk mjaftoi pasi goditja e devijuar e Dsdsudszak mbylli lojërat.

Nderkaq ne Grupin H, Belgjika luajti me shume se tenis ndaj GJibraltarit duke fituar thellesisht 9-0 cka i jep konsolidimin e vendit te pare me 19 pike por nuk perfiton Greqia e vendit te dyte qe mbetet me 13 pike pas barazimit ne Athine pa gola ndaj Estonise. Akoma me keq shkoi ndeshja per Bosnje Hercegovinen qe mund te merrte vendin e dyte por nuk administroi fitoren momentale 2-0 por u permbys 3-2 nga Qipro.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...