Andrea Iannone gjeti momentin për të lëshuar një batutë pas ngacmimeve që i erdhën nga mediat rreth puthjes së pazakontë mes të dashurës së tij, Belen Rodriguez, dhe prezantueses televizive, Illary Blasi.
Piloti italian i Suzukit, tha se nëse do ta dinte se cfarë do të ndodhte mes dy personazheve të njohura të televizonit, atëherë ai nuk do t’i kursente një puthje po kaq të nxehtë Francesco Tottit, bashkëshortit të Illary Blasit, kur ky u fundit e vizitoi në Misano. Por nëse Illary e pranoi me kënaqësi puthjen e Belen, a do të reagonte në të njëjtën mënyrë Totti?