Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Sonte, ora 21:00 gara, Hamilton nuk njeh rivalë, “pole” edhe në Austin

Lewis Hamilton konfirmoi se mbetet i pankonkurrueshëm në pistën e Austin, në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara, ku regjistroi një kohë monstruoze 1’33”108. Koha e dytë më e mirë i përket Sebastian Vettelit, ndërsa në vijën e dytë do të nisen Bottas dhe Ricciardo. Vetëm vendi i pestë për Kimi Raikkonen.

Një tjetër dominim absolut në kualifiuese nga Hamilton, për të cilin është “pole position” i 72-të në karrierë. Britaniku i Mercedesit la pas të gjithë rivalët e tij, por një tjetrër statistikë e jashtëzakonshme e tij lidhet me numrin e garave që e nis nga vija e parë. Para këtij cmimi kishte barazuar rekordin e Michael Schumacher, me 116 nisje në vijën e parë. Në Austin për Hamilton do të të jetë e 117-ta. Përtej rekordit, 32-vjecar nuk dëshiron t’i lërë asgjë rastësisë, pavarërisht se ka një diferencë të madhe prej 59 pikësh me rivalin e tij të Ferrarit Sebastian Vettel. Për t’u shpallur kampion në Austin, duhet të fitojë edhe 16 pikë të tjera ndaj Vettel, dicka që duket e vështirë për t’u realizuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...