Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Formacioni i vitit i UEFA-s, dominon Reali i Madridit

Reali i Madridit dominon formacionin e vitit të publikuar nga UEFA.com. Sondazhi i kryer nga faqja online e  qeverisë së futbollit europian ku kanë marrë pjesë plot 800 mijë votues sheh triumfues pesë lojtarë të klubit mbretëror të përzgjedhur për 11-shen më të mirë. Nga lista e gjerë e përbërë më 50 kandidatura shumica e votave shkuan për  futbollistët e Realit, konkretisht për Ramos, Marcelo, Kroos, Modric dhe portugezin Cristiano Ronaldo e nuk është çudi një fakt i tillë pasi viti që lamë pas rezultoi të ishte historik për Los Blancos në triumfet e tyre. Vlerësim kanë marrë edhe lojtarët e Juventusit falë rendimentit në edicionin e shkuar të Champions Leagues ku arritën në finale pikërisht me Madrilenët e Zinedinë Zidane. Kështu janë tre lojtarët e bardhezinjve që shtojnë rradhët e formacionit më të mirë të publikuar nga sondazhi i UEFA-s si ikona Buffon, Alves që sot aktivizohet tek Psg dhe Chiellini. Nga katalanasit e Barcelonës lakohet vetëm emri i argjentinasit Messi, ndërkohë organika plotësohet me dy emra nga Premier League, përkatësisht atë të De Bruyne nga Manchester City dhe Hazard të Chelseat. Sergio Ramos kryeson sondazhin si lojtari më i votuar pasi kapiteni i Los Blancos ka marrë plot 73,7 përqind të votave.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...