Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Forbes: Ronaldo, sportisti europian më i pasur!

Cristiano Ronaldo kryeson listën e sportistëve më të pasur europianë për vitin 2017. Sipas revistës Forbes, sulmuesi i Realit të Madridit ka përfituar plot 93 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar. Sigurisht që tek të ardhurat e tij, përvec pagës që përfiton si futbollist i “Los Blancos”, përfshihen edhe përfitime të shumta nga të drejtat e imazhit.

Pas “yllit” portugez vjen tenisti Roger Federer, me 64 milionë dollarë, ndërsa i treti, golfisti Rory McIlroy me plot 50 milionë dollarë të përfituar vetëm gjatë vitit të kaluar. Sigurisht që nuk mund të mungonte në listën e sportistëve europianë më të paguar me plot 46 milionë dollarë, Lewis Hamilton, pas të cilit, me 38.5 milionë, vjen një tjetër pilot i Formula 1, Sebastian Vettel.

I gjashti renditet tenisti serb, Novak Djokovic, ndërsa plotësojnë 10-shen Fernando Alonso, Gareth Bale, Conor McGregor dhe Zlatan Ibrahimovic.

 

1 – Cristiano Ronaldo           93 milionë dollarë

2 – Roger Federer                  64 milionë dollarë

3 – Rory McIlroy                    50 milionë dollarë

4 – Lewis Hamilton               46 milionë dollarë

5 – Sebastian Vettel               38.5 milionë dollarë

6 – Novak Djokovic               37.6 milionë dollarë

7 – Fernando Alonso,           36 milionë dollarë

8 – Gareth Bale                      34 milionë dollarë   ,

9 – Conor McGregor             34 milionë dollarë

10 – Zlatan Ibrahimovic       32 milionë dollarë

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...