Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Flet presidenti i Shkëndijës, Bexheti: Duam të bëjmë histori edhe në Europë

Të ftuar në emisionin Zona Gol në Supersport, presidenti i Shkëndijës së Tetovës, Visar Bexheti dhe kapiteni e zëvendës kapiteni i kësaj skuadre Ferhan Hasani dhe Ardjan Cuculi folën për suksesin e Shkëndijës në këtë sezon.

Zona Gol:Titulli kampion është vetëm hapi i parë i Serisë së trofeve?

Visar Bexheti:Absolutisht që po, titulli është vetëm hapi i parë, shpresoj të fitojmë edhe Kupën e Maqedonisë dhe më pas të shkojmë larg në Europë.

Zona Gol: I lumtur për titullin e dytë të fituar me Shkëndijën?

Ferhan Hasani:Jemi shumë të kënaqur për këtë titull sepse e kemi merituar. Kemi arritur një objektiv por duam të triumfojmë edhe në Kupë. Pas titullit në 2011-ën ky është kampionati i parë i fituar nën sponsorizimin e Ecolog dhe jemi krenarë për këtë gjë.

Zona Gol: Të kujt janë meritat për këtë sukses?

Visar Bexheti: Komplimentet shkojnë për lojtarët në rradhë të parë dhe stafin teknik që kanë bërë një punë të shkëlqyer. Por falenderimet tona shkojnë edhe për kompaninë Ecolog dhe familjen Destani që kanë investuar paratë e tyre te kjo skuadër

Zona Gol: A keni një mesazh për Hasanin dhe Cuculin?

Visar Bexheti: Janë dy djem të mrekullueshëm si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj pasi kanë një karakter fantastik.

Zona Gol: Domethënë Cuculi dhe Hasani e siguruan kontratën e re edhe për vitet në vazhdim?

Visar Bexheti: Synimi ynë është të ruajmë grupin aktual të futbollistëve pasi duam të shkojmë larg me këtë skuadër.

Zona Gol: Ishte vërtetë kaq i lehtë ky kampionat për tu fituar, kaq të mëdha ishin diferencat?

Ardian Cuculi: Realisht ne kemi dhënë maksimumin gjatë gjithë sezonit, dita e bukur duket që në mëngjes dhe ne e treguam veten tonë me sfidat që zhvilluam në Europë. E dominuam kampionatin fituam ndaj rivalëve tanë kryesorë sidomos Vardarit dhe të kesh këtë diferencë nuk mund ta thuash se ky kampionat ka qenë i lehtë për ne por e kemi fituar me meritë të plotë.

Zona Gol: Pse kjo rënie e Vardarit?

Ardian Cuculi: Ata kanë patur problemet e tyre por ne nuk jemi marë shumë me rivalët tanë, mendoj që ka qenë Shkëndija shumë fortë dhe jo Vardari shumë i dobët.

Zona Gol: Me skuadrat që ke luajtur ky është titulli i dytë?

Ferhan Hasani: Në karrierën time kam  fituar vetëm me Shkëndijën, dy tituj kampion dhe një Kupë Maqedonie me këtë skuadër sepse me Brondbyn në Danimarkë nuk kam fituar asgjë. Tashmë shpresoj të vazhdoj të fitoj me këtë skuadër dhe të kalojmë sa më shumë ture në Europë.

Zona Gol: A është kjo pikënisja e një cikli fitues për Shkëndijën?

Ferhan Hasani: Ne si lojtarë na takon të flasim vetëm në fushë të bëjmë punën tonë dhe të japim maksimumin por se çfarë do të ndodhë në vazhdim kjo mbetet për tu parë.

Zona Gol: Cili është projekti juaj për këtë skuadër?

Visar Bexheti: Pas këtij suksesi do të vazhdojmë të punojmë më fuqishëm që të jemi në të ardhmen edhe më të suksesshëm. Do fillojmë që tani të mendojmë për pjesëmarrjen në Europë. Do të mundohemi ta ruajmë këtë grup futbollistësh dhe të afrojmë ndonjë lojtarë cilësorë. Në Maqedoni do të tentojmë të fitojmë rregullisht titullin.

Zona Gol: Nga kombëtarja shqiptare do ju pëlqente ndonjë futbollist për Shkëndijën?

Visar Bexheti: Kombëtarja shqiptare ka shumë lojtarë të mirë por unë nuk dua të flas për emra në këto momente, nëse do ketë emra konkretë Supersport do ti mësojë i pari.

Zona Gol: Kur do t’i luajë Shkëndija ndeshjet europiane në stadiumin e saj?

Visar Bexheti: Besoj që vitin e ardhshëm do të jetë gati. Po punojmë në këtë aspekt dhe besoj që do tia dalim. Ideja është për të rikonstruktuar stadiumin e vjetër por nuk përjashtohet mundësia që të ndërtojmë dhe një stadium të ri.

Zona Gol: Do ta dëshironit një përballje me një skuadër shqiptare në kompeticionet europiane?

Visar Bexheti: Është short dhe shorti është mirëpritur do të ishte diçka e bukur.

Ardian Cuculi: Mendoj që do të ishte diçka fantastike pasi do të ndesheshin dy skuadra shqiptare dhe do të bëhej një festë e madhe.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...