Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari pa Duron funksionon, mposht Teutën dhe ëndërron Europën

Largimi i Shpëtim Duros i jep një tjetër shtysë Flamurtarit që arrin fitoren e dytë radhazi në kampionat. Me drejtorin sportiv Ardi Behari në stol kuqezinjtë mposhtën 3-1 Teutën duke siguruar përfundimisht çështjen mbijetesë dhe duke u ngjitur në vendin e 5-të të renditjes me pikë të barabarta me Laçin. Europa është e mundshme për Flamurtarin që është vetëm 4 pikë larg Luftëtarit dhe javën e ardhshme ka një përballje direkte me gjirokastritët. Pas 5 javëve pa humbje Teuta e Gentjan Begejas rikthehet me këmbë në tokë, duke mbetur me pikë të barabarta me Vllazninë dhe duke zbritur sërish në vendin e parafundit që të rrëzon në Kategorinë e Parë. Nisi në malore ndeshja për vlonjatët sepse Anel Dedic kthehu në gol një penallti të fituar nga miqtë pas vetëm 7 minutash lojës. Por brenda pjesës së parë Flamurtari shënoi 3 herë, 2 herë me maqedonasin Muarem Muarem i cili përmbysi shifrat duke treguar sesa vlen për herë të parë që pas mbrritjes së tij në Vlorë me shumë bujë në merkaton e janarit. Epërsinë e dyfishtë Flamurtarit ja dha Useini në minutën e 31-të. Në fundin e pjesës së parë Teuta fitoi një tjetër 11-metërsh por këtë herë Nurkovic ndali boshnjakun Dedic. Deri në fund nuk u shënua më asnjë gol ndërsa të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak pasi në pjesnë e dytë fillimisht Alhasaan dhe më pas Franc Veliu u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...