Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari me mendjen nga merkato, do një numër 10

Së bashku me ecurinë në kampionat Flamurtari po mendon që tani për të përforcuar më tej skuadrën. Vlonjatët kanë patur një ecuri të jashtëzakonshme këtë sezon por, mesa duket, oreksi vjen duke ngrënë dhe tashmë sytë e drejtuesve janë kthyer për të përforcuar një ekip, që është i fortë. Lajmi është konfirmuar nga trajneri Shpëtim Duro menjëherë pas barazimit në shtëpi me Teutën, në emisionin “Gol pas Goli”.

Do të ndërhyjmë në merkato. Do të afroj dy apo tre futbollistë, të cilët i kam në kokë.

Mesa duket, timonieri i Flamurtarit i ka idetë e qarta për të rritur nivelin e skuadrës. Trajneri Duro ka treguar në të shkuarën se nuk ndërhyn në merkato thjesht për të bërë merkato, por për të përmirësuar grupin që ka në dispozicion. Mendohet që në kokën e 58-vjeçarit nga kryeqyteti vërtiten emra konkretë, ku më së shumti kërkohet një numër 10 për të rritur cilësinë e ekipit në manovrën sulmuese, pasi u pa qartë që ndaj Teutës ekipi vuajti shumë mungesën e kapitenit dhe goleadorit Tomislav Busic.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...