Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari mbyll sezonin me “gojën” e kyçur

Një tjetër sezon përfundon me gojën e kycur tek Flamurtari. Humbja me Partizanin është shoqëruar me heshtjen e shtypit që i ka paraprirë këtyre javëve të fundit. Një sezon i nisur mirë për vlonjatët të cilët në muajin dhjetor konsideroheshin si skuadra anti-Skënderbe. Ndërtimi i skuadrës i’u besua njërit prej ekpsertëve të futbollit shqiptar, Shëptim Duro i cili formoi një skuadër me role të dubluara. Me një profil të ulët dhe larg problemeve të viteve të fundit, kuqezinjtë nisën të tregonin forcën e tyre. Me financa të shëndosha dhe një menaxhim perfekt, Flamurtari tregoi se ishte aty për të përfituar nga ndalimi i mundshëm i korçarëve. Gabimet e njëpasnjëshme të arbitrave penalizuan shumë ecurinë e vlonjatëve të cilët në fund të vitit mund të kishin disa pikë më shumë dhe distancën me kreun më të shkurtuar. Por kolapsi i treguar në fazën e 3 dhe të 4 bënë që Flamurtari të rrëshkasë në renditje, të humbasë terren me zonën europiane duke u eleminuar edhe nga Kupa pavarësisht se fituan në transfertë ndeshjen e parë ndaj Skënderbeut. Dorëheqja e Shpëtim Duros nuk solli reagimin e duhur me Flamurtarin që mbyll këtë sezon me gojën e kyçur, një tjetër edicion për t’u flakur tutje dhe për t’u harruar. Ndoshta aspekti pozitiv në këtë sezon të mbrapshtë është fakti që skuadra duket e ndërtuar dhe gjatë verës mund të ketë nevojë vetëm për ndonjë ndërhyrje të vogël dhe trajnerin e duhur për të filluar ciklin që të gjithë presin. Atë fitues.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...