Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari, ‘mbreti’ i barazimeve

Ai ndaj Luftëtarit ishte i 7 në këtë sezon, më shumë se çdo skuadër tjetër në Kategorinë Superiore të futbollit Shqiptar. Skuadra e Shpëtim Duros mund të krenohet me një ecuri pozitive prej 12 ndeshjesh radhazi pa humbje, pasi ka pësuar disfatë vetëm në javën e parë të kampionatit përballë Skënderbeut.

Falë ekuilibrave pozitivë që trajneri kryeqytetas ka arritur të përcjellë në skuadër, Flamurtari është një skuadër e vështirë për t’u mposhtur, paksa si Kukësi i sezonit të kaluar, por i duhet ndonjë gol më tepër. Jo rastësisht rezultati më i shpeshtë i Flamurtarit në këtë kampionat është 1-1, me skuadrën vlonjate që në 13 takime ka regjistruar këtë shifër në plot 5 raste.

Është folur shpesh për potencialin sulmues në organikë, por deri më tani golat vijnë vetëm nga Bushiç, krye-golshënuesi i kampionatit, i cili është në kuotën e 6 finalizimeve, ka shënuar pothuajse gjysmën e golave të gjithë skuadrës, ndërkohë që Danilo Alves ka shënuar vetëm një herë, ndërsa Kamara është ende në pritje të golit të parë sezonal. Me ndonjë gol më tepër, kuotat për të bërë skuadrën anti-Skënderbe, do të ishin padyshim shumë më të mëdha.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...