Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtari – Kamza, përplasje për të larguar krizën

3 javë më parë, Flamurtari dhe Kamza dukeshin në rrugën e duhur drejt Europës, me vlonjatwt qw ishin  tw pashqetësuar në vendin e dytë në renditje, e Kamzën, që kishte lënë pas një sërë skuadrash me emër dhe pretendente për Europën. Por, në këto javë, të dyja skuadrat duket se janë mbërthyer në një “ngërç” rezultatesh. Flamurtari nuk fiton prej katër javësh, në 3 prej të cilave nuk ka shënuar, dhe Kamza që nuk arrin te suksesi prej 3 ndeshjesh.

Te Flamurtari kanë ndikuar padyshim dëmtimet dhe ndonjëherë dhe vendimet jo të favorshme nga gjyqtarët. Sigurisht që Flamurtari duhet të bëjë ende llogaritë me infermierinë, pasi nuk ka të gatshëm, Nurkovicin, Tounkaran dhe Muarem Muarem, ndërsa për çështje kartonësh nuk do të jetë as Artim Pollozhani, por Duro megjithatë e ka kontigjentin për të përballuar këtë situatë.

Krizat në një sezon janë normale për çdo skuadër, por në këtë fazë të sezonit pritej që Flamurtari të merrte një marsh më shumë drejt objektivit Europë. Sigurisht si për Flamurtarin dhe për Kamzën, e ardhur nga Kategoria e Parë, nuk është për ta bërë dramë, por ndeshja mes tyre mund të jetë vendimtare për të hedhur një hap larg krizës e për të futur marshin e duhur për një tjetër ritëm në këtë fund kampionati.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...