Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Flamurtari bind në duelin e mbijetesës, fiton edhe Vëllazënimi

Janë luajtur sot dy takimet e mbetura të javës së 30 të Vala Superligës, që ishin gjithashtu edhe sfida direkte për mbijetesën. Kështu Vëllazënimi i Gjakovës ka rihapur mundësitë e një qëndrimi direkt në Superligë, pa pasur nevojën e ndeshjeve Play Off, pasi ka mposhtur në transfertë skuadrën e vendit të fundit, Vllazninë e Pozheranit. Gjakovarët u imponuan me rezultatin 0-2, falë dy golave të shënuar në minutat 71’ dhe 80’, nga Chibuze dhe Vula.

Takimi tjetër mes Besës së Pejës dhe Flamurtarit, dy skuadra që luftojnë drejtpërdrejtë për një vend në zonën Play Off, përfundoi me fitoren e thellë të prishtinalinjve, 0-4. Për Flamurtarit shënuan dy herë Ajzeraj dhe Mendes e Shillova nga një herë dhe tashmë skuadra nga Prishtina e sheh veten 3 pikë mbi Besën në renditje, duke shmangur përkohësisht rënien direkt në Kategorinë e Parë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...