Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Flamurtar me dy fytyra, i bukur në transfertë, i brishtë në Vlorë

Flamurtari i këtij sezoni ka treguar që është një skuadër potente dhe e rrezikshme për rivalët e titullit, megjithatë edhe vlonjatët kanë një problem. Në këto 7 javë është parë një ekip i frikshëm, i konsoliduar dhe tepër agresiv, tipare të cilat i ka treguar më së shumti në ndeshjet larg publikut të vet. Pikërisht kjo është “Thembra e Akilit” për kuqezinjtë, të cilët duken disi të brishtë kur luajnë në shtëpinë e tyre. Nuk është cudi që në Vlorë ambienti është disi i vështirë dhe kjo është treguar nga vetë protagonistët e të tashmes dhe të shkuarës, dhe mund të jetë kjo një arsye se pse skuadra has në një ngërc psikologjik kur luan në shtëpi. Në 7 javët e para Flamurtari ka luajtur 3 ndeshje si skuadër pritëse, por ajo ndaj Lushnjës është zhvilluar në “Adush Muca” të Ballshit, duke bërë që realisht në shtëpi të jenë vetëm dy takime të zhvilluara. Ndaj Luftëtarit vlonjatët nuk shkuan më shumë se barazimi i bardhë, ndërsa me Kamzën u mjaftuan me një gol të Bicajt, në një ndeshje të luajtur mire, por ku mungoi qetësia përpara portës. Kalendari i Flamurtarit rezervon përballje të forta, duke nisur me transfertën e Partizanit, për të vijuar me dy ndeshjet shtëpiake, ndaj kampionëve të Kukësit dhe Skënderbeut kryesues. Javët e ardhshme do të tregojnë forcën dhe ambicien e vlonjatëve, të cilët, së pari, duhet të fitojnë qetësinë dhe në shtëpinë e tyre të paraqesin të njëjtën lojë si në transfertë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...