Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mezani rikthehet në Vlorë, kërkon të befasojë Flamurtarin

Një sfidë mjaft interesante pritet të zhvillohet sot në Vlorë, për javën e 15 të Kategorisë Superiore, ku Flamurtari vendas do të presë Laçin simpatik. Ndonëse asnjë nga kampi vlonjat nuk e thotë hapur, te Flamurtari besojnë se mund të tentojnë titullin dhe për këtë arsye presidenti Idrizi ka njoftuar edhe disa përforcime në merkaton e janarit, për t’ia lehtësuar punën trajnerit Duro.

Vlonjatët renditen të dytët me 6 pikë më pak se Skënderbeu kryesues, por kjo diferencë mund të ishte edhe më e vogël, nëse skuadra e Duros do të kishte ndonjë barazim më pak. Takimi i nesërm do të jetë edhe një rikthim i Gentian Mezanit në Vlorë, por këtë herë si kundërshtar. Trajneri aktual i Laçit e nisi karrierën me ekipet e moshave të Flamurtarit, ku bëri edhe debutimin në Superiore, në vjeshtën e 2016-ës.

Laçjanët kanë marrë 10 pikë në 5 takimet e Fazës së dytë dhe po kalojnë një moment të shkëlqyer, ku vetëm 1 javë më parë i shkaktuan Skënderbeut humbjen e parë në kampionat. Në stadiumin ‘Flamurtari’ do të zbresin në fushë 2 nga skuadrat që dhurojnë futbollin më të bukur në Kategorinë Superiore dhe pavarësisht rezultatit, pritet që sfida të jetë spektakolare.

16:00 Flamurtari-Laçi Supersport 3

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...