Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Fitore me përmbysje për Parmën që ëndërron rikthimin në Serie A

Fitore me përmbysje për Parmën në sfidën që hapi të dielën e Serie B. Skuadra emiliane mposhti 3-1 Foggian në javën e 32-të, dhe tashmë është në pozita të mirë në renditje teksa pozicionohet e 6-ta në kuotën e 47 pikëve dhe nëpërmjet play-offit do të tentojë rikthimin në elitën e futbollit italian pas vetëm 3 viteve ku pas falimentit, Parma ka ngjitur nga një kategori në çdo sezon. Në stadiumin Enio Tardini edhe pse mbeti me një lojtar më pak që në minutën e 14-të, pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Loiacono, Foggia arriti të merrte avantazhin në minutën e 24-ët me golin e Mazzeos. Gjithsesi vendasit e shfrytëzuan mësëmiri superioritetin numerik në pjesën e dytë kur te Foggia filloi të ndihej lodhja. Në të 73-ën Emanuele Calaio barazoi shifrat ndërkohë Siligardi dhe Ceravolo me golat e tyre i dhanë fitoren Parmës me shifrat 3-1.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...