Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fitore me kosto për Juventusin, dëmtohen Higuain dhe Bernardeschi

Juventusi arriti të fitojë derbin me Torinon, duke vijuar të ruajë ritmin e Napolit, në krye të renditjes së Serisë A, por pas takimit, lajmet nga infermieria nuk janë aspak të mira për bardhezinjtë.

Gonzalo Higuain pësoi një dëmtim në kavilje, në një kontrast me portierin Sirigu që në minutën e 3-të, gjë që i kushtoi zëvendësimin në minutën e 14’, nga ana e Frederico Bernardeschit.

Për argjentinasin raportohet se ka pësuar nëj dëmtim në kavilje, që pritet ta mbajë jashtë fushave deri në ndërprerjen e kampionatit, më 18 mars. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, pasi vetëm nesër do të kryhen analizat e detajuara, por ky është një lajm aspak i mirë për Allegrin.

Gjithashtu, edhe Bernardeschi e mbylli ndeshjen me dhimbje dhe rrezikon që të marrë një pushim 2-javor, në pritje për t’u rikuperuar tërësisht nga një dëmtim që e ka shoqëruar në javët e fundit.

Ky është një lajm aspak i mirë për Massimiliano Allegrin, që rrezikon të detyrohet të luajë pa 2 prej futbollistëve më në formë të bardhezinjve, të paktën në javët e fundit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...