Bayerni i Mynihut është zyrtarisht kampion i Bundesligës për herë të gjashtë radhazi dhe të 28-tën në histori. Skuadra e Jupp Heynckess e siguroi titullin 5 javë para përfundimit të kampionatit, pasi mposhti 1-4 Augsburgun në derbin bavarez. Tashmë diferenca me vendin e dytë është e tillë që nuk mund të rikuperohet në javët e mbetura edhe nëse Bayerni i humbet të gjitha takimet.
Edhe pse e nisën keq ndeshjen, duke u ndëshkuar me autogolin e Sules, futbollistët e Bayernit u kthyen me dy gola brenda pjesës së parë, me autorë Tolisso dhe James Rodriguez. Në pjesën e dytë e gjetën rrjetën Robben dhe Wagner për rezultatin përfundimtar 1-4.
Në takimet e tjera B. Monchengladbach fitoi 2-1 me Herthën e Berlinit, Koln – Mainz përfundoi 1-1, ndërsa Frieburgu u mposht në shtëpi 0-2 nga Wolfsburgu.