Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Finalja e Superbowl, 7.7 milionë dollarë për 30 sekonda reklamë

Në US Bank Stadium të Minneapolis, të dielën në mbrëmje do të luhet edicioni i 52-të i finales së Super Bowl, mes New England Patriots dhe Philadelphia Eagles, një sfidë që pritet të mbërthejë para ekranit miliona amerikanë. Super Bowl, ngjarja më e madhe sportive në SHBA, do të transmetohet nga rrjeti televiziv NBC, madje një spot prej 30 sekondash i kësaj ndeshjeje, kushton plot 7.7 milionë Dollarë. Ky është padyshim edhe një rekord më vete sa i përket kostos së spoteve televizive në të gjithë botën.

Për skuadrën e Patriots kjo është finalja e 10 Super Bowl në historinë e saj dhe ajo do të kërkojë suksesin e 6-të. Kjo e këtij viti do të jetë njëkohësisht edhe finalja e dytë radhazi për të, pas asaj të vitit të kaluar kundër Atlantës. Sfida e së dielës do të jetë edhe ajo e dy Quarterback-eve, Tom Brady dhe Nick Foles, me 40-vjeçarin Brady që do të ketë vëmendjen më të madhe, pasi për të kjo do të jetë finalja e 8 Super Bowl në karrierën e tij.

Super Bowl shoqërohet gjithnjë nga spektakli, ku nuk mungojnë yjet e muzikës botërore. Ndeshja do të fillojë pas ekzekutimit të himnit nga kantautorja Pink, ndërsa në pushimin e ndeshjes do të jetë Justin Timberlake që do të argëtojë të pranishmit në stadium, me 37-vjeçarin që interpreton në një finale të Super Bowl për herë të dytë, pas asaj të vitit 2004, kur ishte në një duet me Janet Jackson.

Por jo vetëm kaq, për herë të parë në 30 vjet, gjatë zhvillimit të kësaj finale, Trupat ushtarake amerikane Marins, do të transmetojnë në internet një spot me synimin për të rekrutuar të rinj e të reja, që kanë përballuar e fituar sfida gjatë jetës së tyre dhe që kanë aplikuar sporte si mundja apo Rugby.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...