Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Finalja e FA Cup, Chelsea-Man.United, apo Conte kundër Mourinhos!

Fati vë përballë sërish rivalët Jose Mourinho-Antonio Conte në finalen e madhe të FA Cup që do të zhvillohet në 19 maj në Emirates Stadium. Italiani që fitoi titullin e Premier Leagues sezonin e shkuar dhe portugezi që konsiderohet si trajneri më i sukseshëm në historinë e Bluve të Londrës,  jo në pak raste kanë thumbuar ashpër njëri-tjetrin dhe kjo sfidë duket si një ironi e fatit që shton spekulimet për një tjetër përplasje jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj sikundër ka ndodhur edhe më parë mes dy teknikëve. Gjithsesi, pas fitores ndaj Southamptonit që i siguroi bluve kalimin në finalen e FA Cup, italiani Conte menjëherë u prononcua mbi konfliktet mediatike me portugezin Mourinho, duke i quajtur ato një çështje të mbyllur e për më tepër duke theksuar se konfliktet e së shkuarës nuk do të ndikojnë aspak në përballjen e muajit të ardhshëm.

“Është një çështje e mbyllur, një histori të cilën e kemi sqaruar”, u shpreh ai. “Këtu nuk po flasim për një problem mes dy teknikësh pasi bëhet fjalë për një sfidë midis dy skuadrave të mëdha siç janë Manchester United dhe Chelsea” vijoi Conte duke shtuar se të dy ata janë trajnerë më karakter të fortë dhe për më tepër fitues, çka i jep edhe me shumë motivim dhe grintë duelit. Conte e mbylli fjalën  tij duke thekuar se duhet respektuar historia e suksesve të dy tenikëve dhe klubeve.

Kjo përkon të jetë përballja e tretë për këtë sezon mes Djave të Kuq të dhe Bluve të Londrës, Ndërkohë që në historinë e këtij kompeticioni shënohen plot 14 përballje midis këtyre dy skuadrave përfshi edhe finalen e vitit 1994 kur United shënoi triumfin e 4-0 në Ëembley. Dueli i 19 majit është një sfidë që evokon finalen e edicionit të 2007-ës që duket si një rivënie në skenë edhe pse paradoksalisht atëherë në stolin e Chelsea-it qëndronte Mourinho, që ngriti të vetmen Kupë të këtij kompeticoni në karrierë pikërisht në atë finale përballë Manchester United me Djajtë e Kuq që edhe në këtë edicion vijnë si favoritë ndaj Chelseat të Contes.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...