Futboll

Finalistja vendoset në kthim, Arsenal-Chelsea mbyllet 0-0

Chelsea dhe Arsenali lënë gjithçka të hapur për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Ligës. Kualifikimi për në finalen e madhe të Wembley-it do të vendoset në Emirates Stadium, sepse në Stamford Bridge, “Blutë e Londrës” dhe “topçinjtë” zhgënjyen pritshmëritë e tifozëve të tyre me një barazim pa gola. Antonio Conte ndryshe nga wenger që kishte bërë pak rotacion hodhi në fushë më të mirë por përsëri Chelsea nuk arriti të thyente rezistencën e Arsenalit, edhe pse krijoi më shumë volum loje dhe raste për shënim. Në fund të dyja skuadrat u kënaqën me një barazim 0-0.

To Top