Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Finale “triller” në “Olimpico”, Interi lë Lazion pa Champions

Interi fiton 2-3 ndaj Lazion në sfidën e fundit dhe më të rëndësishme të sezonit dhe fiton të drejtën për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm. Dy herë kaluan në epërsi bardhekaltrit por zikaltrit, të ndihmuar edhe nga episodet, jo vetëm që barazuan, por gjetën edhe golin e fitores me Vecinon thuasje 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Zhgënjim total në radhët e Lazios, pasi futbollistët bardhelkatër nuk mundën të kurorëzonin me pjesëmarrjen në Champions një sezon ku janë janë shfaqur gjithmonë protagonistë.

Përballja e “Olimpicos” nisi e zjarrtë, me aksione të shpejta nga të dyja skuadrat. Fillimisht gabon Icardi në koordinim, më pas Felipe Anderson humbet një rast të mirë për Lazion. Handanovic i mohon golin serbit Milinkovic, por vetëm pak çaste më vonë nuk mund të bënte asnjë pas devijimit të Persicit në portën e tij, 0-1 për bardhekaltrit. Me fat në këtë rast Marusic, që merr autorësinë e golit.

Zikaltrit e shtojnë presionin dhe arrijnë ta dërgojnë topin në rrjetë në të 29-ën. Edhe pse Strakosha pretendenon se D’Ambrosio i ka ndërhyrhë në mënyrë të parregullt, për kryesorin Rocchi gjithçka ishte “ok”. Interi vazhdon pë ushtrojë presion për golin e fitores, por ndëshkohet nga një kundërsulm përfekt i vendësve, me Felipe Anderson që lë të palëvizur portierin Handanovic, 2-1.

Skuadra milaneze e detyruar të sulmonte për shkak të rezultatit, vë në provë Strakoshën në të 56-ën me Perisic, por portieri shqiptar shfaqet në lartësinë e detyrës. Edhe në të 61-ën del në mënyrë perfekte, duke larguar rrezikun që i kanosej nga kroati.

Në minutën e 71-të Rocchi vërshëllen për 11-metërsh, për ndërhyrje të Milinkovic ndaj Vecinos, protestojnë lazialët dhe kryesori, pasi konsultohet me VAR-in, e kthen vendimin.

Vetëm pak minuta më vonë Rocchi nuk ka më asnjë dyshim për ndërhyrje të gabuar të De Vrij ndaj Mauro Icardit. 11-metërsh për zikaltrit, që ekzekutohet saktësisht pikërisht nga sulmuesi argjentinas, barazim 2-2.

Pa u mbushur një minutë lojë në mënyrë të pabesueshme Senad Lulic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Lazion në inferioritet numerik. Situata kthehet në favor të Interit, që në të 81-ën arrin të marrë avantazhin në 3-2 falë golit të shënuar me kokë nga Vecino, pas një këndoreje.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me zikaltrit që shpërthyen në festë për arritjen e objektivit, ndërsa në kampin lacial mbizotëruan lotët dhe trishtimi.

Me golin e shënuar në këtë mbrëmje, Mauro Icardi barazoi me 29 gola Ciro Immobilen, me të cilin duhet të ndajë çmimin e “Këpucës së Artë” në Serinë A. Në takimin tjetër të mbrëmjes Roma fitoi 0-1 në fushën e Sassuolos.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...