Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FIFA-18, prezanton ‘Ulërimën e Fundit’, skuadrën e krijuar për Halloween

Kompania ‘EA Sports’, që ka edhe autorësinë e video-lojës ‘FIFA 18’, ka sjellë një risi, që do të jetë e vlefshme vetëm për natën e Halloween-it. Plot 23 futbollistë, përfshirë formacionin, bashkë me pankinën dhe rezervat, do të kenë një përmirësim të dukshëm në vlerësimin e tyre të lojës, gjatë kësaj kohë.

Në këtë formacion bëjnë pjesë edhe mesfushori i Interit, Ivan Perisiç, por edhe ai i Juventusit, Khedira, ndërsa futbollisti tjetër i bardhezinjve, Cuadrado, është përfshirë në pankinë.

Ja formacioni, bashkë me pankinën dhe rezervat, të cilëve do t’ju përmirësohet vlerësimi gjatë festës së Halloween-it.

Formacioni titullar: Fraser Foster (Southampton), Vincent Kompany (Manchester City), Sami Khedira (Juventus), Lars Bender (Bayer Leverkusen), Sven Bender (Bayer Leverkusen), Memphis Depay (Lione), Ivan Perisic (Inter), Mesut Ozil (Arsenal), Yannick Carrasco (Atletico Madrid), Franck Ribery (Bayern Monaco), Karim Benzema (Real Madrid).

Në stol: Mamadou Sakho (Crystal Palace), Mateo Kovacic (Real Madrid), Gerard Deulofeu (Barcellona), Charly Musonda (Chelsea), Daniel Sturridge (Liverpool), Christian Pulisic (Borussia Dortmund), Juan Cuadrado (Juventus).

Rezerva: Justin Kluivert (Ajax), Jelle Van Damme (Anversa), Marc Bartra (Borussia Dortmund), Kevin Prince Boateng (Eintracht Francoforte), Peter Crouch (Stoke City).

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...