Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

FFK ndan çmimet për më të mirët e vitit 2017 në Kosovë

Federata e Futbollit të Kosovës ka shpallur më të mirët e vitit 2017 të Vala Superligës së Kosovës në një cermoni madhështore të zhvilluar në Prishtinë.

Çmimin e Futbollistit më të mirë e ka merituar Florent Hasani i Trepçës ‘89 dhe Kosovës U-21.

Valon Berisha është shpallur futbollisti më i mirë kosovar që luan jashtë për vitin 2017.

Formacionin më të mirë të vitit e formojnë këta lojtarë: Faton Maloku, Armend Thaçi, Armend Dallku, Ardian Limani, Rron Broja, Hamdi Namani, Mentor Zhdrella, Xhevdet Shabani, Florent Hasani, Mirlind Daku dhe Genc Hamiti.

Çmimi i klubit më të mirë dhe më “fair-play” shkoi për skuadrën kampione Trepça ’89.

Klubi më i mirë i futsallit u zgjodh Liburni, ndërsa lojtari më i mirë Halim Selmanaj i skuadrës gjakovare.

Klubi më i mirë te femrat, Hajvalia, ndërsa tri futbollistet më të mira ishin Zelfije Bajramaj, Edona Kryeziu dhe Verona Berisha.

Trajneri më i mirë u shpall  Zekirija Ramadani, golashënuesi më i mirë Oto John ndërsa gjyqtari i vitit ishte Genc Nuza.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...