Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Feynoordi fiton me goleadë, triumfon edhe Ajaxi

Feynoordi vijon startin perfekt në Eredivisie. Kampionët në fuqi të Holandës kaluan lehtësisht me rezultatin e thellë 5-0 Willem 2, në javën e tretë duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve pas tre takimeve të para. Sfida De Kuip rezultoi një shëtitje për formacionin e drejtuar nga Giovianni Van Bronckhorst, pasi Feynoord zgjidhi gjithcka shumë herët. Në minutën e 13-të, Toornstra goditi saktë me kokë duke shfyrtëzuar në maksimum një harkim nga këndi të Diks për ti dhënë avantazhin vendasve. Në të 16-tën Berghuis dyfishoi shifrat me një gjuajtje shumë të bukur nga hyrja e zonës, ndërkohë që miqtë nga Tilburgu, ngritën flamurin e bardhë  që në minutën e 20-të kur Toornstra e coi rezultatin në 3-0 me golin e dytë personal. Por goleada e Feynoord-in në pjesën e parë vazhdoi me golin e 4-t që u realizua nga mesfushori Tony Vilhena. Fitoren  e thellë të Feynoord-it e vulosi Boetius në të 80-tën me një finalizim nga pika e bardhë e penalltisë.

Regjistroi suksesin e 2-të rradhazi dhe të dytin në këtë kampionat, Ajaxi i Amsterdamit. Formacioni i drejtuar nga trajneri Marcel Keizer triumfoi 0-2 në transfertë ndaj Venlos. Të dy golat harkëtarët i shënuan në pjesën e dytë. Në të 55-tën, Van De Beek i asituar nga Huntelaar zhbllokoi shifrat. Protagonist absolut Van De Beek që në të 70-tën u shndërrua në njeriun asist teksa më një pasi të bukur nxorri të lirë përpara portierit të Venlos, brazilianin Campos i cili me një parabol fiksoi rezultatin përfundimtar të kësaj sfide në 0-2.

Nuk gabon as Psv Eindhoven. Skuadra e Philip Cocu iu kundërpërgj Feynoord-it pasi në Philips Stadion, Eindhoven kaloi  rezultatin 2-0 Rodën. Psv-ja zgjidhi gjithcka që në minutat e para. Fillimisht ishte sulmuesi Jurgen Lokadia ai që hapi serinë e golave ndërsa për ti cuar shifrat në 2-0 mendoi meksikani, Hirving Lozano. Me këtë fitore Psv-ja u ngjit në kuotën e 9 pikëve po aq sa Feynoordi që kryeson renditjen falë goleavarazhit më të mirë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...